Lukthi është ndër organet më të ndjeshme në trupin tonë, ndaj shpesh dëgjon nga njerëzit se kanë probleme, sidomos pas ngrënies së disa ushqimeve. Simptomat që tregojnë se diçka nuk shkon me lukthin shpesh fshihen, por nuk është e pamundur t’i njohësh.
Shenjat më të zakonshme paralajmëruese janë: dhimbja në pjesën e sipërme të barkut, ngërçet e lukthit, urthi, gromësimë e shpeshtë, fryrja e barkut, të përzierat dhe të vjellat.
Natyrisht, këto simptoma nuk tregojnë se gjendja është alarmante dhe se duhet vizituar menjëherë një mjek, por nëse zgjasin më shumë dhe na pengojnë në aktivitetet tona të përditshme, janë një shenjë që nuk duhen anashkaluar.
Edhe pse shumica e njerëzve besojnë se problemet me lukthin shkaktohen nga ushqyerja e pashëndetshme, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Hulumtimet kanë treguar se problemet shkaktohen më shpesh nga një mënyrë e angazhuar jetese, ekspozimi ndaj stresit, duhanpirja ose pirja e alkoolit.