Reperi i njohur shqiptar, Gold AG është vënë në pranga nga Policia greke, sapo arriti në Athinë. Ai ishte ftuar të këndonte në disa mbrëmje muzikore për shqiptarët në Greqi.
Mirëpo një gjë të tillë ai nuk ka mundur ta bëjë, kjo pasi është arrestuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se arsyeja e ndalesës kanë qenë këngët e tij me motive patriotike.
“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se…S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi.