Elbasani nisi sot minimaratonën Skampa 2023.
Aktiviteti zhvillohet për herë të parë në këtë qytet, ndërsa garohet në disiplinat 5, 10 dhe 21 km. Më shumë se 1500 pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga bota. Janë përfaqësues nga 16 vende si Gjermania, Ukraina, Italia, Maqedonia e Veriut etj.
Në këtë maratone përcillen mesazhe shumë të rëndësishme kundër kancerit të gjirit apo të drejtat e fëmijëve.