Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka paralajmëruar të gjithë sportdashësit se në ndeshjen e sotme do duhet të mos përsëritet asnjë rast të dhunës. Balla tha se do të ketë masa drastike për të gjithë ata që cenojnë qetësinë dhe procesin e ndeshjes.

“Dua të jem i qartë me sportdashësit, në rast se përsëriten rastet e dhunës do marrim masa shumë drastike. Po diskutohet nëse policisë së shtetit do i shtohen kompetencat për mënyrën sesi do veprohet në të tilla raste. Mos tentoni të penetroni brenda stadiumit me lëndë piroteknike. Sjellin dëmtim të imazhit të vendit tonë, ne do të kemi nr rekord punonjësish policës gjatë ndeshjes.”- tha Balla.