Nën hetim për korrupsion, dhe me masën e sigurimit ‘detyrim paraqitje’, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron se nuk do të shkojë sot në seancën gjyqësore ku do të vendoset fati i tij.
“Besoj se mënyra ime e kthjellët si kristali, në cdo kohë jam i gatshëm të paraqitem për t’u pyetur për cdo gjë. E vetmja gjë që nuk pranoj është të shkel kushtetutën e vendit.
Jam autori i ligjit që kjo mbrojtje s’duhet të jetë. Piramida e trillimit e mashtrimit, do të shembet, dhe ju garantoj sic ka ndodhur e bazuar gjithcka në falsifikim. Nuk pengoj asnjë proces, kjo është një formalitet që buron nga kushtetuta e vendit dhe unë nuk mund ta shkel.”- u shpreh Berisha për mediat, ndërsa mbërriti në selinë e PD.