Këshilli i Ministrave në kuadër të Bashkimit Evropian mblidhet sot në Luksemburg, ku ndër temat e diskutimit do të jetë dhe situata mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi nis gjatë paradites dhe rreth Kosovës do të diskutohte për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
“Sipas çështjeve aktuale, Këshilli do të prekë, ndër të tjera, situatën mes Serbisë dhe Kosovës, Kinën dhe Sahelin”, thuhet në njoftim.
Ky takim pason vizitën e pesëshes diplimatike të BE dhe SHBA që vizituan të shtunën Prishtinën dhe Beogradin.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjëra.
Lajçak bëri thirrje që sulmi të hetohet plotësisht dhe sulmuesit të përballen me pasojat, teksa shtoi ndaj dialogut s’ka alternativë, pasi i njëjti sjell normalizim të marrëdhënieve.