Një çift izraelit së fundmi është martuar, pasi anuluan dasmën e tyre për shkak të sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit. Dhëndri Rom Lev Sade, 35 vjeç dhe nusja Tal Koresh, 32 vjeç, u martuan të premten pranë kufirit me Libanin.

Ishte hera e dytë që çifti duhej të riplanifikonte dasmën, e cila do të mbahej javën e kaluar. Dasma e Rom Lev Sade dhe Tal Koresh, u shty kur dhëndri u thirr në ushtri për shkak të sulmit terrorist të Hamasit, raporton The Telegraph.

Ceremonia u zhvillua në një zonë grumbullimi ushtarak. Përpara se të dërgohej në ushtri, Rom Lev Sade dhe Tal Koresh jetonin në Tel Aviv, ku ai ishte një drejtues marketingu dhe ajo punonte në një ëmbëltore.

Në dasëm u shfaq një tank si një makinë dasme jo e zakontë, ndërsa festimi u zhvillua në një zonë kuvendimi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.