Duke sulmuar në befasi Izraelin këtë mëngjes , Hamasi bëri një “gabim të rëndë”: tha Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.

“Hamasi bëri një gabim të rëndë këtë mëngjes dhe filloi një luftë kundër shtetit të Izraelit. Ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit po luftojnë armikun në të gjitha vendet ku janë infiltruar. Do ta fitojë këtë luftë”, premtoi ai.