Taksa e pronës është bërë më e shtrenjtë në Tiranë. Detyrimi është rritur nga muaji shtator dhe familjet që pagujnë faturën e ujit mund të bëjnë dallimin me muajt parardhës.

Rritja në përqindje ndryshon nga njëra familje tek tjetra dhe nga njëra zonë kadastrale tek tjetra. Ajo është e lidhur me sipërfaqen e pronës dhe cmimin e referencës, i cili u rrit këtë vit nga 5 deri në 76%. Për një familje në zonën e Freskut, detyrimi mujor për taksën e ndërtesës është rritur 40%, në zonën e Ali Demit 5% dhe në Unazë të re 76%. Thënë ndryshe, në faturën e ujit, familja e parë do të paguajë nga 140 lekë, cmimin e rritur 200 lekë.

Detyrimi vjetor që do të paguajë kjo familje për taksën e ndërtesës do të jetë në vlerën e 2400 lekëve lekëve nga 1700 lekë që paguante më parë. Taksa e pronës nuk ndryshon në asnjë prej bashkive të tjera, jashtë Tiranës. Ajo do të rishkiohet për gjithë territorin në vitin 2026.