Në një intervistë së fundmi Taulant Seferi u shpreh se nuk ia ka vjedhur njeri zemrën, por postimi i tij i fundit në Instagram tregon të kundërtën.
Mesa duket futbollisti i Kombëtares është në një lidhje dashurie. Ai e ka bërë të ditur këtë me një postim në Instastory ku uron partneren e tij për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”, shkruan Seferi krah postimit, ku ka preferuar mos ta shfaqë plotësisht të dashurën.