Në një intervistë së fundmi Taulant Seferi u shpreh se nuk ia ka vjedhur njeri zemrën, por postimi i tij i fundit në Instagram tregon të kundërtën.

Mesa duket futbollisti i Kombëtares është në një lidhje dashurie. Ai e ka bërë të ditur këtë me një postim në Instastory ku uron partneren e tij për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”, shkruan Seferi krah postimit, ku ka preferuar mos ta shfaqë plotësisht të dashurën.

Taulant Seferi nuk qenka beqar dhe uron publikisht partneren