Policia e Shtetit është duke zhvilluar një konferencë për masat që do të ndërmerren në kuadër të samititi i Procesit të Berlinit që do të zhvillohet të hënën në Tiranë.
Nga nesër do të nis rrethimi në rrugë në mënyrë që të ketë siguri për këtë event të madh që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.
Policia e Shtetit njoftoi perimetrin e sigurisë i cili nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa shtoi se do të jenë 1604 efektivë të angazhuar.
Gjithashtu për garantimin dhe sigurinë e aktivitetit kemi bashkëpunuar me agjensitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend dhe me organizma ndërkombëtare Europol për shkëmbimin e informacionit. Po bashkojmë me bashkinë e Tiranës, Autoritetin Portul të Rinasit, Policinë bashkiake, shërbimin zjarrfikës dhe qendrën spitalore të Tiranës. Për garantimin e sigurisë para dhe gjatë zhvillimit të aktivitetit, është parashikuar ky perimetër sigurie: Bulebardi “Dëshmorët e Kombit, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza.
Bulebardi Bajram Curri, nga kryqëzimi në rrugën e Elbasanit deri tek Kryqëzimi Rruga Ibrahim Rugova, rruga Papa Gjon Pali II, RTSH, stadium. Rruga Ismail Qemali deri tek rruga e Elbasanit
Në këto akse rrugore, duke filluar nga ora 20:00 e datës 15 Tetor deri në datën 16 në orën 11:00, do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve por do të lejohet qarkullimi i qytetarëve që janë rezident në ambientet e banimit brenda këtij perimetri sigurie. Të gjithë bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë do të jenë të mbyllura- ”, tha ai.
Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana. Përgatitjet për këtë samit po vijojnë. Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.