Interi fitoi me rezultatin 0-4 në transfertën përballë Salernitanës.

Një fitore që i jep më shumë motiv ekipit zikaltër për të vazhduar ecurinë pozitive.

Në këtë fitore kishte minuta edhe për Kristjan Asllanin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u hodh në fushë nga trajneri i nën kampionëve të Europës në minutën e 54’.

Për mesfushorin nga Elbasani foli dhe vetë trajneri Simone Inzaghi pas ndeshjes.

“Ai po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Ai është pjesë e jona prej 1 viti e gjysmë dhe po rritet.

Të luash tek Inter nuk është si të luash tek Empoli, por ai është duke bërë mirë dhe na dha një ‘dorë’ të madhe”, u shpreh tekniku italian.