Të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, ishte ky mesazhi që dha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, pas mbërritjes në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Duke folur shkurt për mediat, pas pritjes nga Kryeministri Rama, Rutte paraljamëroi se do të flasë me kryeministren e Serbisë Ana Brnabic si edhe dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Kam mundësi që të flas me kryeministren e Serbisë dhe të Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet.”, tha ai.