Shqipëria ëshë bërë pjesë thelbësore e një plani europian kundër trafikut ilegal të qenieve njerëzore duke iu përgjigjur një politike të imponuar në samitin e Granadës nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
Të paktën këtë raporton gazeta “The Guardian”, që flet për pesë pika, të cilave në fund u janë bashkuar edhe drejtuesit e Hollandës, Francës si dhe presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.
Deri më tani plani nuk është zbardhur, por presidenti francez Macron ka folur për shpërndarjen e migracionit në të gjitha vender anëtare, ndërkohë që Shqipëria si vend aspirant nuk sqarohet se çfarë do të bëjë që të përmendet si një ndër tri subjektet kryesore të planit europian.
Përveç pjesëmarrjes në luftën kundër trafikantëve është e vështirë të parashihet ndonjë rol tjetër.
Ndërkohë në BE aktualisht janë në pritje 600 000 kërkesa për azil, për të cilat shpresohet që të trajtohen me kuota mes vendeve anëtare të BE-së, e ku Shqipëria dhe Britania nuk bëjnë pjesë.
Po kështu Britania nuk ka ende një marrëveshje me FRONTEX.