Prestigjozja britanike “The Times”, i ka kushtuar një artikull Tiranës, duke theksuar se si një vend dikur i izoluar tani është një nga vendet më vizituara në Ballkan.
Tirana nuk është një qytet mesatar europian. Kryeqyteti ka qenë i hapur për vizitorët që nga vitet 1990. Para kësaj, kryeqyteti shqiptar ishte krejtësisht i shkëputur nga bota e jashtme, i sunduar nga diktatori despotik komunist Enver Hoxha.
Që nga fundi i atyre ditëve të zeza, Tirana ka kompensuar kohën e humbur. Zonat e braktisura janë riformuluar si zona të artit, blerjeve dhe jetës së natës.
Por historia është ende aty, tregohet në muzetë dhe bunkerët por njerëzit janë më miqësorët që ka të ngjarë të gjeni në çdo qytet të madh europian që e bëjnë Tiranën që ia vlen të vizitohet.
Qyteti kaloi dekada pa vizitorë, por tani vendi është i hapur për të gjithë.
Por çfarë mund të bësh në Tiranë?
Në mes të qytetit, Piramida famëkeqe e Tiranës është vendi i përsosur për të filluar. Për dekada kjo strukturë e çuditshme qëndroi e braktisur, më pas u ndërtua si monument dhe muze i Hoxhës pas vdekjes së tij në 1985, por u plaçkit pas rënies së komunizmit pesë vjet më vonë.
Që nga viti 2023 është rinovuar si një qendër IT për të rinjtë. Nga piramida mund të zbulosh horizontin në zhvillim të qytetit.
Sheshi i madh Skënderbej mban emrin e Gjergj Kastriotit, i njohur ndryshe si “Skënderbeu”, heroit kombëtar që udhëhoqi një revoltë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15-të.
Në shesh ku ndodhet statuja e tij, janë edhe disa nga ndërtesat më të rëndësishme të Tiranës. Mund të vizitoni xhaminë e Et’hem Beut e shekullit të 18-të, një nga mbetjet e pakta të së kaluarës osmane. Gjithashtu mund të vizitoni Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ose, për diçka më të rastësishme, mund të vizitoni Tulla Nouvelle, një bar në që luan muzikë live nga e enjtja deri të dielën.
Tirana mbart me krenari të kaluarën e saj të trazuar. Askund nuk e tregon historinë e tij traumatike më mirë se Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2.
Ky i fundit është një rrjet tunelesh jashtë sheshit Skënderbej që dikur lidhej me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, ndërsa i pari, një mega bunker në buzë të qytetit, u krijua fillimisht për të strehuar Hoxhën në rast të një sulmi.
Tunelet janë një metaforë e fuqishme e regjimit të Shqipërisë dhe dokumentojnë ngritjen dhe rënien e qeverisë komuniste përmes dëshmive të dorës së parë, objekteve origjinale dhe pamjeve të pabesueshme bardh e zi.
Nuk është e bukur, por është thelbësore të kuptosh vështirësitë e pafundme që ka kaluar Tirana. Sigurisht mund të vizitoni për xhiro liqenin e Tiranës.
Lagjja më e lezetshme
Blloku ka qenë një zonë e ndaluar për qytetarët mesatarë të Tiranës. Elita politike jetonte këtu në luks me rojeve të armatosura dhe shtëpia e Hoxhës është ende aty, bosh dhe e papërdorur.
Megjithatë, që nga vitet 1990, ajo që dikur ishte një simbol i mjerimit të qytetit ka lulëzuar, në një nga zonat më të mira për jetën e natës dhe krijimtarinë. Provoni restorante kozmopolite dhe kafenetë rresht nëpër rrugë. Provoni kokteje klasike në Radio Bar dhe eksploroni galeritë e artit.
Si vendet më të lezetshme për të ngrenë dhe për të pirë “The Times” ka rënditur: Zgara Al’Pazar dhe Komiteti, ku mund të provosh ushqimet tradicionale shqiptare dhe më pas pije pas darke.
Ndër to rakia, tipike shqiptare që do tju ofrohet pas një vakti.
Tek restorant Era mund të gjeni ushqime si: perime të pjekura në skarë, mish të shijshëm me erëza dhe sallata të freskëta të zgjedhura direkt nga fshati. Restoranti ndodhet në një vilë elegante italiane, një nga të paktat që i mbijetoi epokës komuniste.
Një vend me ushqime tradiconale është dhe Blerina Farm. Salt Tirana, është një restorant i frymëzuar nga Mesdheu, dhe është bërë një nga restorantet më të spikatur të qytetit që kur u themelua në vitin 2016.
Pas darkës mund të shkoni në tarracë për kokteje.
Rogner Hotel Tirana është në qendër vetëm pak minuta më këmbë nga Blloku dhe Sheshi Skënderbej dhe Xheko Imperial pranë parkut, Grand Park, nuk janë të panjohur për mysafirë të rëndësishëm dhe dikur ishte streha e preferuar e ambasadorëve, krerëve të shtetit dhe diplomatëve.
Hotel Boutique Kotoni, e ndërtuar në vitin 1938, kjo pronë elegante dikur strehonte ministrin e punëve të jashtme. Familja Kotoni e mori atë në vitin 1991, duke e rinovuar atë si një boutique hotel me 23 dhoma me stil, me dysheme mermeri dhe llambadarë kristali.
Kotoni ndodhet jashtë bulevardit kryesor në Tiranë, në një distancë në këmbë nga pikat kryesore. Nëse bëni diçka ndryshe, merrni teleferikun deri në Dajt, në lindje të qytetit.