Një 26-vjeçare nga Australia, thuhet se ka humbur vendin e ri të punës në një korporatë biznesi, kur u zbulua aktiviteti i saj erotik në rrjet dhe aventurat me meshkujt.
Ajo është Annie Knight, e cila për programin vendas “SBS’ Insight” ka rrëfyer se si ishte shokuar kur i kishin thënë në lidhje me shkarkimin nga vendi i ri i punës, ku kishte një rrogë rreth 2 mijë dollarë në muaj.
26-vjeçarja shton se i trembej aktivitetit të saj në rrjetet erotike por mendonte se do vendoseshin kushte apo do të paralajmërohej nëse kjo ishte një problem për kompaninë.
“Nuk do ta mendoja kurrë që të më pushonin kështu prej llogarive të mia erotike me pagesë”, thotë e reja që kishte disa vjet prezencë në rrjetet me pagesë, gjysmë-pornografike.
“Unë sapo kisha nisur këtë punën e re dhe në ditën e pestë kur shkova në shtëpi se nuk po ndjehesha mirë, mora një email ku më njoftonin prishjen e kontratës”, ka treguar e reja.
Në email kishte dhe imazhe nga shfaqjet erotike në rrjet, përveç tre arsyeve të tjera, mes të cilave shefat argumentonin se ajo kishte gënjyer se kishte dhe “një biznes personal” dhe se nuk kishte kërkuar lejen e kompanisë për aktivitetin pornografik online, teksa ky i fundit shoqërohej sipas tyre me “gjuhë vulgare e seksuale”.
E pyetur nëse e kontestonte vendimin Knight përgjigjej:
“Unë e kam kontestuar vendimin ligjërisht, megjithëse që në ditën e pestë e urreja atë punë, por sigurisht që u mërzita dhe u nevrikosa nga vendimi”.
Ndërkoha Annabelle tregon se me aktivitetin erotik në rrjet ajo fiton thuajse të njëjtën shumë por ka më shumë liri ndërsa në një intervistë në rrjet me ‘The Kyle and Jackie O Show’ ka thënë se ka shkuar me rreth 300 burra, shkruan rrejti “Jam Press”.