Babai i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, prezantoi një ndarje të qartë të shtetit nga feja. Sipas parimit të të ashtuquajturit laik, ai shfuqizoi edhe vëllazëritë fetare dhe kalifatin, prandaj islamistët e urrejnë edhe sot. Kurse Erdogan mbështet grupe të tilla që kur erdhi në pushtet dhe u jep atyre privilegje të shumta. Ai nuk e thotë kurrë emrin e plotë të Mustafa Kemal Ataturkut. Për të, ai është gjithmonë “veterani Mustafa Kemal”. Ataturk do të thotë paraardhësi i turqve. “Ai duket se nuk e pranon këtë”, është një prej kritikave të përhapura.
Jeta private liberale e Ataturkut dhe konsumimi i tij i alkoolit janë gjithashtu të përbuzura në jetën e Erdoganit dhe në qarqet e AKP-së. Rexhep Tajip Erdogani, sipas skeptikëve, po kërkon të hyjë në histori si një burrë shteti që e futi republikën në shekullin e dytë.