Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua ditën e sotme si i përfshirë në konfliktin e ndodhur në Kepin e Rodonit për pronën.
Të përfshirë ishin për Përfaqësues të Kishës Françeskane dhe banorëve të zonës, ndërsa u arrestuan 8 persona të përfshirë në konflikt mes tyre edhe ish-deputeti.
Në dëshminë e tij, Mark Frroku ka thënë se nuk ka dijeni për personin që ka qëlluar me armë zjarri dhe ka mohuar përfshirjen e tij në konfliktin për pronat në Kepin e Rodonit, duke thënë se ka qenë i pranishëm për shkak të angazhimit me disa përfaqësues të Kishës.
Ndërkohë ABC mëson se ish-deputeti është i përfshirë krahas dëshmive të siguruar nga hetuesit duke u mbështetur edhe nga pamjet filmike gjatë konfliktit në zonë.