Fotoja që shikoni më poshtë është e 70-vjeçarit, Musa Bajraktari, që u vra në Shkodër nga fqinji i tij.
Uniformat blu raportojnë se viktima, nga fshati Kullaj, u godit me sëpatë në kokë nga fqinji, Xhemal Zeqiri, i cili më pas e hodhi në kanalin në fshatin Boks.
Trupi i pajetë u gjet mesditën e së enjtes (19 tetor) dhe fillimisht u dyshua për vdekje natyrale, pasi nuk ishin konstatuar shenja dhune.
Por pas ekspertizës, u zbulua se Musa Bajraktari ishte goditur për vdekje nga fqinji 60-vjeçar për motive të dobta, i cili u arrestua për veprën penale “Vrasja me dashje”.