Regjisori izraelit, Yahav Winner u vra nga militantët e Hamasit që sulmuan shtëpinë e tij.
Ai po ruante në dritaren e shtëpisë së tij për t’i lënë kohë gruas, regjisores Shaylee Aary dhe vajzës së tyre një muajshe Shaya, që të shpëtonin nga sulmet.
Këtë vit Winner me filmin me metrazh të shkurtër “The Boy” fitoi çmimin për ‘kinematografinë më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Studentor të Tel Avivit.
Kompania izraelite e shitjeve dhe shpërndarjes ‘Go2Films’ konfirmoi po ashtu vdekjen e tij.
Në një deklaratë, Go2Films shkruante: “Me dhimbje të madhe ndajmë lajmin shkatërrues se regjisori ynë i dashur, Yahav Winner, u gjet i vdekur në Kfar Aza mbrëmjen e djeshme, pas tre ditësh që konsiderohej i zhdukur.
Humbja e Yahav ka lënë një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona dhe ne shprehim ngushëllimet më të thella për Shaylee Aary, gruan e tij, familjen, miqtë dhe të gjithë ata donin artin dhe shpirtin e tij. Pas kësaj tragjedie, gjejmë ngushëllim tek vepra e Yahavit. Filmi i shkurtër i Yahav, The Boy, shpalos një rrëfim që hedh dritë mbi jetën në Kfar Aza. Filmi fitoi çmimin për kinematografinë më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit në Tel Aviv dhe do të shfaqet si pjesë e konkursit ndërkombëtar në Filmschoolfest Munich. Për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij, jemi të përkushtuar që të shfaqim The Boy në sa më shumë vende”.