Një nga gjërat delikate që u trajtua në dokumentarin e bujshëm ‘Beckham’ ishte edhe momenti i krizës së Victoria-s e David dhe aludimeve për një tradhti nga ky i fundit.
Gruaja që dikur pretendoi për “The Sun” se kishte pasur një histori me David Beckam quhet Rebecca Loos. Ajo është një modele holandeze dhe komenteve agresive ndaj saj pas dokumentarit ajo ka vendosur t’u përgjigjet.
46-vjeçarja iu përgjigj një komentuesi në Instagram i cili shkroi në mënyrë inkurajuese.
“Qëndro e fortë. Ti ke një jetë të bukur me familjen tënde të mrekullueshme, e cila ndryshe nga të tjerët nuk tenton të mbushë boshllëqet duke përfshirë Netflixin!”
Loos nga ana tjetër e falenderoi, duke deklaruar se po mundohej t’i shikonte sa më pozitivisht edhe komentet negative.
“Faleminderit, po i pranoj komentet e neveritshme me aq humor sa mundem,”- shkruan ajo.