Pas temperaturave të larta të verës dhe ekspozimit të madh në diell, lëkura ka nevojë të rimëkëmbet. Dëmet e shkaktuara nga dielli dhe larja e tepërt por edhe dehidratimi janë plotësisht të rikuperueshme falë ndryshimit në stilin e jetesës duke iu përshtatur stinës por edhe larmisë në ushqyerje.

Regjimi ushqimor është hapi më i rëndësishëm për lëkurën e fytyrës. 6 Ushqimet Më Të Mira Për Lëkurën Që Mund T’i Hani Në Vjeshtë. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni listën e gjashtë produkteve të vjeshtës që janë të domosdoshme për një lëkurë të ushqyer dhe të mbrojtur nga radikalet e lira.

Patatja e Ëmbël
Patatja e ëmbël është një zhardhok shumë i rëndësishëm për shëndetin. Ajo është e pasur me vitaminat A dhe C të cilat jo vetëm pengojnë puçrrat dhe aknet por edhe ushqejnë fytyrën dhe e mbrojnë atë

Panxhari
Panxhari është një burim shumë i pasur i anthocianinës, një antioksidant i fuqishëm që eliminon inflamacionin në lëkurë dhe ngadalëson procesin e plakjes. Konsumi i rregullt i panxharit ndihmon edhe në parandalimin e rrudhave.

Mollët
Mollët janë shumë të pasura me fibër dhe vitaminë C. Kjo e fundit ndihmon në tonifikimin dhe hidratimin e lëkurës. Ajo mbron qelizat e lëkurës dhe përmirëson paraqitjen e jashtme duke penguar shfaqjen e rrudhave.

Barishtet e Egra
Barishtet e egra janë shumë të pasura me vitaminën E. Kjo ruan nivelin e lagështisë në lëkurë dhe mbron vajrat esencialë të saj të cilat pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Farat e Kungullit
Farat e kungullit janë shumë të pasura me zink. Ky mineral është thelbësor për formimin e qelizave të reja por edhe për prodhimin e kolagjenit kaq të nevojshëm për lëkurën.

Kungulli i Verdhë
Kungulli dhe kungulleshkat janë të pasura me beta karoten. Kjo e fundit ndihmon në normalizimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë por edhe pengon aknet dhe inflamacionin.