Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili është arrestuar për “shpërdorim detyre”, ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që nuk ndryshoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë.

Rekursi është regjistruar teksa shorti ka caktuar si gjyqtar relator Ilir Pandën dhe pritet nga ky i fundit caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit kishte kërkuar lirinë në Apelin e GJKKO, por kërkesa e tij u refuzua më 18 korrik.