Teksa ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit u mblodhën në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian po ndodh. Ai u shpreh se që nga 1 janari i vitit të ardhshëm BE është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.
“Në dhjetor kur patëm samitin e parë të BE-së që ndodhi në një nga vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, pra këtu në Tiranë, kryeministri Rama erdhi dhe biseduam për këtë ide dhe tha që ne në Tiranë duam të kemi kampusin e ri të Kolegjit të Evropës”.
Kështu ai solli në vëmendje faktin se marrëveshja e firmosur sot është një shenjë tepër e qartë se Shqipëria po bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
“Kolegji i Evropës është kthyer në simbolin e zgjerimit. Nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet pjesë e Bashkimit Evropian sesa sjellja e Kolegjit të Evropës në Tiranë”.
Ai theksoi se më shumë gjëra të tilla do të dëgjoni gjatë ditës së sotme.
“Ky është drejtimi ku po shkojmë, ky është plani i rritjes që do të bëjmë sot për të përshpejtuar zgjerimin që nga data 1 janar i vitit të ardhshëm në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE, sepse ne jemi gati për t’i pritur ato, për t’ju pritur juve”, u shpreh Varhelyi.