Stomatologia Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxho, në klinikën e së cilës u krye ndërhyrja dentare e 3-vjeçarit, Brian, i cili humbi jetën ka reaguar pas ngjarjes së rëndë.

Ina Xhaxho ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, pasi kolegët e saj e pyesnin në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik.

Stomatologia u kërkon që të marrin informacione të sakta për anamnezën e fëmijës, dhe të mos gjykojnë pa e ditur arsyen e ndarjes nga jeta të 3-vjeçarit.

“Prisni ekspertizën me besoni, prisni edhe pak une ketu jam nese kam bere dicka gabim prap ketu jam”, shkruan Xhaxho, ndërsa theksoi se i ka dërguar ankesë “Urdhrit të Stomatologëve” për të pasur kujdes për informacionet që dalin në emrin e saj.

Stomatologia thekson nuk ka qenë e pranishme në rastin e djalit të vogël, Brian.

Ina Xhaxho: “Pershendetje doja tiu beja me dije qe une asnje here nuk kam qene e kontaktuar nga urdhri stomatologeve, as me email as me telefon. Presidentit qe perdor Facebook per lajmërime zyrtare I kam derguar leter ANKESË (nga avokati im) ne email per te zbatuar me përpikmeri cdo gje, te jete i kujdesshem per informacionet ne emrin tim sepse ne te tilla raste ka marre permasa te medha. Une jam ne pritje te kaloj 7 dite zie per ate familje. Une sjam as media as joq une jam mjeke si te gjithe ju.

Ndaj ju mik koleget e mi une jam ketu ne Shqiperi ku cdo dite jam prane krenarisë time pran atij qe me ka mesuar te jem e qete te ndihmoj e te kryej profesionin tim me dinjitet me protokolle, jam prane babait tim. Ju gjykoni si te doni por merrini info te sakta jo portalesh per anamnezen e femijes, per gjendjen e tij, kur te dali pra fleta e daljes nga ne, ecurin e SAKTE ne QSUT prisni ekspertizën me besoni. Mos gjykoni ju pa ditur pse!

Gjithashtu ju informoj per te gjithe ju qe nuk me njihni qe kam database me 2000 pacient ku 65% jan grup moshash 3 me 9 vjec me caries generalizzato kam kartelat SPITALORE fotot etj eshte ndjekur è njeta menyre trajtimin 8 10 12 14 dhembe brenda 1 seance.

Prandaj per te investiguar qe jam apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda apo jo brenda normave si per ambientin ku ushtroj profesionin qe prej vitit 2015 brenda ne spital kardiokirugjikal (i pari privat qe ne 2006) dhe per aftesite e mia (edhe pse une nuk kam qene e pranishme ne rastin e djalit te vogel!) Prisni edhe pak une ketu jam nese kam bere dicka gabim prap ketu jam. Sot kam une siklet neser mund ta keni ju. Ndaj jemi bluza te bardha mos bejm hetusin qe sna takon. Faleminderit me respekt Dr. INA ХНАХНО”