Fituesi i Nobelit për Paqen, Martti Ahtisaari, i cili shërbeu si presidenti i 10-të i Finlandës midis viteve 1994 dhe 2000 ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare, sipas një deklarate të zyrës së presidentit finlandez.

Ahtisaari u njoh në të gjithë botën për ndërmjetësimin e paqes në zonat e konfliktit në Kosovë, Indonezi dhe Irlandën e Veriut.

Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës. Mbi planin që ai hartoi, u shpall edhe pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Ai u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008 për shkak të kontributit të tij për dhënien fund të konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën Veriore.

Ahtisaari refuzoi të pranonte se luftërat dhe konfliktet ishin të pashmangshme.

“Paqja është çështje e vullnetit. Të gjitha konfliktet mund të zgjidhen dhe nuk ka asnjë justifikim që t’i lejojmë që ato të bëhen të përjetshme”, ka deklaruar Ahtisaari gjatë pranimit të Nobelit në vitin 2008.

Ahtisaari u tërhoq nga jeta publike dhe politike në 2021-shin, pasi u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit. Ai ishte gjithashtu pre