Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar në SHBA me kongresmenin Ritchie Torres, i cili është pjesë e grupit të punës për Çështjet Shqiptare dhe komunitetin tonë në New York.
“Është gjithmonë frymëzim të bisedosh me kongresmenin Ritchie Torres – qoftë për avokatinë e tij për Izraelin dhe Shqipërinë, qoftë për përvojat tona në Ruanda dhe gjetkë!
Faleminderit Ritchie për punën tënde të mrekullueshme në Grupin e Çështjeve Shqiptare dhe komunitetin tonë në NYC”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjete sociale.