Në vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar edhe me një mik të veçantë të vendit tonë, ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.

Siç e shihni edhe nga kjo foto e publikuar nga Veliaj, miqësia me ish-diplomatin amerikan është tepër e madhe, ndërkohë që kryebashkiaku e cilëson atë si avokatin e përjetshëm të Shqipërisë.

“Asnjë udhëtim në SHBA, sado i shkurtër qoftë, nuk quhet i plotësuar pa një bisedë të këndshme me Alex Arvizu – avokatin e përjetshëm të Shqipërisë dhe kryepromotorin e Tiranës! Faleminderit Alex – Tiranës i mungon”, shkruan Veliaj.