Video👇🏻
Jamarbër Malltezi prej 21 tetorit ndodhet i arrestuar në qelitë e paraburgimit, ndërsa për Ortakun e tij, Bektashi dhe për Sali Berishën është dhënë masa e sigurisë “detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalimi i udhëtimit jashtë”Prokurori Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai po hetojnë dosjen e bujshme.Seanca u shty për dy orë pasi avokatët kërkuan kohë për tu njohur me provat. Prej 2020 dosja e cila nisi pas kallezimit te Taulant Ballës atëherë kreu i grupit PS-së hetohej nga Enkeleda Millonai por më pas pasi Kraja u largua nga posti i kreut të SPAK iu bashkua hetimit të dosjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani.