Policia ka zbardhur grabitjet e një grupi “skifterash” në qytetin e Durrësit, të cilët vidhnin banesat e biznemenëve dhe funksionarëve publik.
Grabitësit raportohet se përdornin shkallë dhe litarë, për të ngjitur katet e pallateve, ku vidhnin shuma të konsiderueshme parash, bizhuteri floriri dhe aksesorë të tjerë.
Uniformat blu kanë identifikuar dhe arrestuar 3 hajdutët e dyshuar, ndërsa është “zbardhur” grabitja e 7 banesave në qytetin bregdetar.
“Të arrestuarit vepronin si grup dhe mbanin në vëzhgim banesat e biznesmenëve dhe të shtetasve me funksione publike, që t’i kryenin vjedhjet kur nuk kishte njerëz në këto banesa”, njoftoi policia.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit I. Sh., 26 vjeç, A. R., 32 vjeç dhe A. N., 55 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi rezulton se:
-më datë 05.06.2023, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. P. (me detyrë gjyqtare), 3 çanta dhe 3 000 euro;
-më datë 16.10.2022, në banesën e shtetasit N. R., kanë vjedhur 40 000 lekë dhe 2 bizhuteri floriri;
-më datë 21.01.2023, në banesën e shtetases A. L., kanë vjedhur 11 000 euro dhe bizhuteri me vlerë 5000 euro;
-më datë 09.05.2023, në banesën e shtetasit S. A., kanë vjedhur 1 000 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë 200 000 lekë;
-më datë 15.07.2023, në banesën e shtetasit Y. Ç., kanë vjedhur 4000 euro dhe 150 000 lekë;
-më datë 31.08.2023, në banesën e shtetasit E. K., kanë vjedhur 1500 euro;
-më datë 30.09.2023, në banesën e shtetasit A. S., kanë vjedhur 100 000 lekë dhe bizhuteri floriri.
Njoftimi i policisë:
Operacioni, rezultat i hetimeve intensive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për zbardhjen e 7 vjedhjeve të kryera gjatë një viti.
Përdornin shkallë dhe litarë, për të ngjitur katet e pallateve, ku vidhnin shuma të konsiderueshme parash, bizhuteri floriri dhe aksesorë të tjerë, identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas.
Të arrestuarit vepronin si grup dhe mbanin në vëzhgim banesat e biznesmenëve dhe të shtetasve me funksione publike, që t’i kryenin vjedhjet kur nuk kishte njerëz në këto banesa.
Sekuestrohen rreth 115 000 lekë, bizhuteri dhe aksesorë të tjerë të vjedhur, si dhe veshje të përdorura nga të arrestuarit, gjatë vjedhjeve, 2 celularë dhe 3 automjete.
Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, menjëherë pas denoncimeve të disa qytetarëve, se në banesat e tyre, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, iu kishin vjedhur para dhe sende me vlerë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Metoda”.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit I. Sh., 26 vjeç, A. R., 32 vjeç dhe A. N., 55 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi rezulton se:
-më datë 05.06.2023, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. P. (me detyrë gjyqtare), 3 çanta dhe 3 000 euro;
-më datë 16.10.2022, në banesën e shtetasit N. R., kanë vjedhur 40 000 lekë dhe 2 bizhuteri floriri;
-më datë 21.01.2023, në banesën e shtetases A. L., kanë vjedhur 11 000 euro dhe bizhuteri me vlerë 5000 euro;
-më datë 09.05.2023, në banesën e shtetasit S. A., kanë vjedhur 1 000 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë 200 000 lekë;
-më datë 15.07.2023, në banesën e shtetasit Y. Ç., kanë vjedhur 4000 euro dhe 150 000 lekë;
-më datë 31.08.2023, në banesën e shtetasit E. K., kanë vjedhur 1500 euro;
-më datë 30.09.2023, në banesën e shtetasit A. S., kanë vjedhur 100 000 lekë dhe bizhuteri floriri.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.