Një masakër ndodhi në Izrael ndërsa mijëra të rinj po festonin në shkretëtirë, kur militantët e Hamasit filluan sulmet.

Fatkeqësisht humbën jetën të paktën 260 të rinj të cilët ishin pjesëmarrës në festivalin Nova në shkretëtirën e Negevit ku po zhvillohej edicioni i parë lokal i “Universo Paralello World Tour”, një ngjarje e famshme për entuziastët e psychedelic music.

Një video është publikuar ku disa të rinj që ishin pjesë e festivalit fshihen në përpjekje për t’u shpëtuar pushtuesve. Në sfond dëgjohen të shtënat. Videot, ndoshta të bëra për të afërmit dhe miqtë, filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale.