Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme e Arsimit Parauniveristar ka dhënë masën disiplinore “Largim nga puna” për mësuesen e shkollës “Alush Bardhi”, Farkë e Madhe.

Sipas njoftimit për shtyp, të DPAP vendimi erdhi pas verifikimit të menjëhershëm të situatës pas pamjeve të publikuara sot në rrjete sociale, në të cilat mësuesja dhunon një nxënëse.

“Rasti është trajtuar në komisionin e disiplinës së shkollës sipas përcaktimeve të urdhrit nr. 31/2020, Për miratimin e rregullores së shkollës dhe udhëzimit nr. 12/2021, duke e konsideruar thyerje e rëndë e Kodit të Etikës. Komisioni i disiplinës ka dhënë masën disiplinore “Largim nga puna” për mësuesen”, thekson DPAP.

DPAP u shpreh se “veprime të tilla bien ndesh me punën e përbashkët, përkushtimin dhe profesionalizmin e të gjithë punonjësve mësimor dhe jo mësimor në IA parauniversitare për të krijuar mjedise të sigurta për nxënësit dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen në asnjë rast”.