“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregon unë. Bëni përgjithësime ju. kush ia mban të dalë me mua?”
Këto ishin fjalët e deputetit demokrat, Helidon Bushati i cili, para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë është ndeshur me protestuesit e “Lëvizjes Bashkë” për minimumin jetik.
Teksa ka shkëmbyer replika për këtë çështje me protestuesit, deputeti i PD-së ka humbur toruan, pasi protestuesit i kanë kujtuar edhe rritjen e rrogave të deputetëve, teksa debati më pas ka agravuar.