Publikohet momenti në të cilin ushtria izraelite zmbraps tentativën e Hamasit për të pushtuar nga deti, është kapur në një video. Luftëtarët e brigadës Ezzedine al-Qassam synuan të kalonin në veri përgjatë bregdetit dhe të sulmonin Kibbutz Zikim.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha pas tentativës të martën mbrëma marina e saj sulmoi njerëzit e Hamasit ndërsa ata po përpiqeshin të depërtonin në territorin izraelit në rajonin Zikim nga deti. Zëdhënësi shtoi se “avionët luftarakë sulmuan pozicionet ushtarake, ndërsa raportuan edhe për tetë të vdekur, raporton NewsSky.
“Bërthama e Hamasit u zbulua në Kiryat. Anëtarët e organizatës dolën përmes një tuneli në plazh në Rripin e Gazës dhe u vranë teksa po përpiqeshin të hynin në territorin izraelit në zonën e Zikim nga deti. Forcat ajrore dhe detare sulmuan tunelin nga i cili dolën anëtarët e Hamasit si dhe depon e armëve që ata përdornin”, thuhet në deklaratën e forcave izraelite.
אמש זיהו בקריות שליטה ימית של זרוע הים חוליית מחבלים של ארגון הטרור חמאס.
המחבלים יצאו דרך פיר מנהרה בחוף ברצועת עזה וחוסלו כאשר ניסו לחדור לשטח ישראל במרחב זיקים דרך הים.מטוסי קרב וכוחות זרוע הים תקפו ברצועת עזה את הפיר ממנו יצאו המחבלים ואת מחסן אמצעי הלחימה ששימש את המחבלים pic.twitter.com/g1YtlEgcIE
— Israeli Air Force (@IAFsite) October 25, 2023