Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka konfirmuar publikisht marrëdhënien e saj në biznesmenin Kreshnik Gjergji.

Ata janë ndër çiftet më të komentuar së fundmi, e këngëtarja i ka dhënë fund aludimeve për lidhjen e tyre duke ndarë në “Insta Story” një video teksa shkëmbejnë një puthje.

Ka qenë Kreshniku ai i cili fillimisht ka ndarë videon dhe më pas Dafina e ka rishpërndarë në llogarinë e saj.

WhatsApp Image 2023-10-31 at 08.32.09

Dyshja janë parë disa herë bashkë, madje ajo e ka postuar dhe më parë në rrjetet sociale por duke mos konfirmuar marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se Dafina pak muaj më parë i ka dhënë fund lidhjes me Dj Geek, i cili ishte dhe menaxheri i saj.