Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne ka publikuar disa pamje nga shkolla “Foto Puka” në Lushnjë.

Rama ka publikuar një video në Facebook nga hapësirat e reja të palestrës së kësaj shkolle.

Kreu i qeverisë shkruan se këto hapësira do të vihen në funksion edhe për ekipet profesioniste të lojërave me dorë të qytetit.

“Mirëmëngjes

nga hapësirat e reja të palestrës së shkollës “Foto Puka”, Lushnje, në funksion edhe për ekipet profesioniste të lojërave me dorë të qytetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.