Kombëtarja Shqiptare pjesën e parë e ka mbyllur në avantazh përballë Çekisë dhe protagonist absolut Jasir AsaniN. Ai shtangu kundërshtarin me një supergol duke ngritur në këmbë stadiumin “Air Albania”.

Krahas tifozëve dhe sportdashësve, Kombëtarja ka bërë bashkë udhëheqësit e shtetit shqiptar.

Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit të tij po shijojnë spektaklin e kombëtares tonë.