“Gaza e Rrethuar” ishte tema e emisionit të mbrëmjes “3D” në RTSH, drejtuar nga Alban Dudushi.
Gjatë emisionit u paraqit një panoramë e gjerë e asaj se ç’po ndodhte në Lindjen e Mesme.
E thirrur nën armë, raportoi ekskluzivisht ekspertja ushtarake, njëkohësisht edhe drejtoresha e komitetit amerikano-hebre, Avital Leiboviç (o. Leibovich).
“Hamasi ka një ideologji dhe ideologjia është që Izraeli nuk duhet të ekzistojë dhe për këtë arsye ata po bëjnë ç’është e mundur me mbështetjen, me financimin e Iranit, për të na sulmuar,” tha ekspertja Leiboviç në daljen e saj ekskluzive për emisionin 3D.
Dëshmi dhe emocione të forta, përcolli nga Gaza e bombarduar, palestinezi, që ndan jetën mes Shqipërisë dhe Palestinës, Abdallah Xhabir (o. Jaber), i cili foli ekskluzivisht mbrëmë në një lidhje live nga lufta për emisionin 3D.
“Po vriten 2 milionë banorë brenda Gazës. Izraeli hedh bomba sipër fëmijëve dhe kjo duhet të ndalohet,” u shpreh Xhaberi./Lexo.al