Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale rikthimin e dytë të edicionit Automotive Fair Albania, eventit më të madh të pasionit automotiv.

Rama shkruan se ky event që do të nisë në datat 26-29 tetor në pallatin e Kongreseve, do të bëjë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë së automobilizimit:

‘MIRËMËNGJES

dhe me rikthimin e edicionit të dytë, të Automotive Fair Albania, eventit më të madh të pasionit automotiv, duke bërë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit, në datat 26-29 tetor në Pallatin e Kongreseve, “Sheshi Italia” e “Nënë Tereza”, ju uroj një ditë të bukur.’- shkruan Rama.