Gazetari i mirënjohur Lorenc Vangjeli ka bërë ‘baltë’ (thënë në gjuhën popullore), me parashikimet e tij rreth zhvillimeve politike dhe të tjera si në lidhje me ngjarjet që sjell drejtësia e re apo gjuha e vjetër.

I tillë është edhe rasti i arrestimit të dhëndrrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi para dy ditësh, të cilin Vangjeli e kishte paralajmëruar rreth 3 muaj me parë në Panorama TV. (Shih videon në fund të lajmit).

Vangjeli flet në muajin korrik të këtij viti për një incident të shmangur në Rinas teksa ai kthehej me një familjar të tijin nga Gjermania dhe se ka zëra se në oborrin e afërt të Berishës do të këtë probleme.

Dhe në fakt ashtu ndodhi. Ato që tha Vangjeli u konfirmuan dhe po në Rinas, para dy ditësh dhëndrri i Berishës u arrestua.

Koeçidenca është kur ndodh njëherë, por Lorenci e ka bërë ‘baltë’. E ky në fakt është një lajm i mirë për gazetarinë e mirë që di çfarë flet.

 

Emisioni i plote: https://www.youtube.com/watch?v=zcbfYf9IQYA

 

Por jo vetëm kaq. Vangjeli para dy vitesh në Opinion flet për SPAK, punën që pritet të bëjë dhe numrin e dosjeve, 47 të tilla.

Por më interesantja është pjesa kur flet për rrethimin e një prej vilave më të famshme në Shqipëri e cila do të rrethohet me shirita policie. E kishte fjalën për vilën e Berishës në Gjirin e Lalzit, e cila është e bllokuar sot nga SPAK./Lexo.al