Vila 31 e ish-diktatorit Enver Hoxha është hapur për artin dhe është shndërruar në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.
Mes të pranishmve në këtë event në vilën e ish-diktatorit Hoxha ka qenë Kryeministri Rama dhe Presidenti Macron. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se nuk mund ta fshijmë tërësisht të kaluarën, por ta shndërrojmë në një burim energjish për të nxjerrë në pah lirinë e shprehjes.

Edi Rama: Isha i shtrënguar nga sfidat që duke përdorur këto vende, duhet të mishëronim shpresën dhe të ardhmen dhe në të njëjtën kohë, si mund të bëhej kjo duke mos larguar fantazmat nga muret? Mbërritëm në një përfundim se në këto vende dhe në këto mure duhej bërë gjithçka që urrrente pronari i tyre i mëparshëm dhe çdo gjë që ai donte të largonte. Një nga gjërat më të urryera të Hoxhës ishte të shprehurit lirë të artistëve dhe të krijuesve. Ne jemi rritur me parullën “artistët janë ushtarë të partisë dhe arti është një dispozicion të partisë”.

Filluam të bënim disa hapa të vegjël duke hapur dyert për krijues të vegjël, regjisorë, por nuk arrinim ta largonim fantazmën në hije. Ta shndërrojmë të kaluarën në një burim energjish për ta nxjerrë në pah lirinë e shprehjes, për ta konsideruar me respekt dhe admirim faktin e të jetuarit në një hapësirë lirie. Nuk duhet të harrojmë kurrë se kjo liri nuk është diçka që merret e mirëqenë dhe që na është dhënë si fakt jete pa bërë asnjë betejë. Besoj se sot mund të festojmë këtë mundësi, mundësinë që bashkojmë të kaluarën me të tashmen në shërbim të së ardhmes dhe të ju japim të rinjve që duan të vijnë këtu, mundësinë për të kuptuar se për lirinë e krijimit të tyre që ata të kishin liri krijimi, ka pasur njerëz që kanë vdekur,

Unë ju thashë që duam një projekt që nuk është projekt, nuk duhet parë dora e arkitektit, duam të shohim vetëm ndryshimin nga errësira në dritë dhe të krijohet energjia e lirë ku kuptohet se ka pasur dikur një fantazëm, por që më në fund kjo hapësirë është e çliruar, po ajo është në dispozicion tonë. Ato u rikthyen dhe ju futën punës dhe këtu jemi për ta festuar të gjithë këtë.