Reperi i njohur Getinjo ka reaguar pasi ish-partnerja e tij, Vivien Thano, me të cilën u lidh në Big Brother Vip Kosova, zbuloi arsyen e ndarjes mes tyre.
Viven u shpreh se nuk ishte as tradhtia dhe as ndonjë sherr, por fiksimi i reperit për lojërat e fatit.
Getinjo ka pranuar se është “bixhozçi”, por theksoi se nuk i ka shkaktuar probleme asnjëherë familjes apo personave pranë tij.
Ai u shpreh se nuk krenohet me këtë gjë, por shtoi se s’bën gjeste për vëmendje, duke i kërkuar Viven të vazhdojë jetën e saj përpara.
“Po unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje nuk kanë pasur kurrë probleme as nuk kanë vuajtur për shkakun tim. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Vazhdoni jetën përpara”, Getinjo në një postim në Instagram.
E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, në Top Channel, Vivien mes lotësh u shpreh se reperi luante bixhoz, një ves që sipas saj, shkatërron çdo familje dhe lidhje.
“Nuk jemi bashkë! Geti për momentin është jashtë dhe u bë gati tre javë që është jashtë, kemi folur. Nuk e mohoj që nuk jemi folur. Këto raporte nuk kthehen kurrë në shoqëri, edhe nëse kthehen nuk ka pasur ndonjëherë ndjenjë. Ky raport është i tillë, që unë jam ndarë më Getin jo për shkak të ndonjë sherri apo tradhtie. Një arsye ishte një fiksim i atij e një gjë të jetës që unë e dënoj shumë, që janë lojërat e fatit. Që shkatërron çdo familje, çdo lidhje. Më vjen shumë keq (përlotet)”, u shpreh Vivien.
Ndërsa shtoi se: “U preka së është shumë keq që një marrëdhënie të përfundoj për gjëra që nuk kanë lidhje me ndjenjat. Kur gjërat i ndërpret një ves kaq i ndyrë si bixhozi, që prek gjithë familjen, të ardhmen. Unë jam munduar shumë edhe familja e tij t’ja heqim, edhe ai është shumë i vetëdijshëm për këtë.
Ai është në kulmin e jetës, dhe kjo nuk i përket atij. Jam e sigurtë, që njeriu nëse nuk do të ndryshoj diçka nuk e bën nëse nuk do vetë. Nuk ka nevojë që njeriu të kapi fundin që ta kuptoj që sa gabim është, prandaj i ika kësaj lidhje.
Ne po mendonim për familje, gjërat ishin bërë shumë të thella. Mu desh disa muaj që ta ndihmoja të dilte nga kjo gjëja, deri sa në një moment një mëngjes kam parë disa lajme për këtë lloj teme. Nuk dua të jem pjesë e kësaj gjëje”, është shprehur Vivien.