Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vizitën e presidentit francez Emanuel Macron në Shqipëri duke e cilësuar atë si historike.

Kjo vizitë zyrtare është e para në 101 vite marrëdhënie diplomatike mes vendeve, çka sipas Ramës “i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë.”

Rama shkruan gjithashtu se ky takim në tiranë do të kontribuojë edhe në një “bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.”

Postimi i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë.