Policia ka arrestuar një 29-vjeçar si autor të dyshuar të ekzekutimit të 28-vjeçari shqiptar në Itali, më 4 tetor në Mantë.

Viktima u qëllua me plumb në gjoks teksa po shkonte me makinë për në punë. Autori i dyshuar është bashkatdhetari i tij, Altin Jakini, i arrestuar një javë më vonë në Busca.

Sipas hetimeve, vrasësi po udhëtonte me një furgon dhe iu është afruar mjetit ku udhëtonte viktima në Via Stazione.

Ai ka qëlluar në drejtim të tij teksa mjeti ishte në lëvizje, ndërsa në atë moment raportohet se nuk ka pasur sherr verbal mes dy të rinjve, teksa nuk dihet ende motivi i krimit. Autori është identifikuar pasi kamerat kanë filmuar furgonin ku lëvizte 29-vjeçari, Altin Jakini.