Një prej ngjarjeve më tronditëse prej nisjes së konfliktit të armatosur të shtunën mes terroristëve të Hamasit dhe Izraelit është regjistruar në zonën e Kibbutz Kfar Aza, në jug të Izraelit.
Sipas autoriteteve izraelite forcat e Hamasit kanë kryer një masakër duke i marrë jetën 40 foshnjave.
Sipas mediave të huaja raportohet se foshnjat janë vrarë duke u prerë kokat, por informacionet nuk janë të konfirmuara ende nga mediat ndërkombëtare.
Ushtarët izraelitë në vendngjarje thonë se nuk e dinë ende se sa civilë kanë vdekur, megjithatë autoritetet shprehen se disa familje, duke përfshirë 40 foshnjat dhe fëmijë të mitur, janë po ashtu në mesin e të vdekurve.
Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore, iu drejtua me një mesazh paralajmërues banorëve të Gazës dhe udhëheqjes së Hamasit.
Ai dënoi mbështetjen popullore palestineze për grupin terrorist, shkruajnë mediat e huaja.
Ai tha se vrasja dhe abuzimi i fëmijëve, grave e të moshuarëve nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë do të marrin dënimin që meritojnë.
Në një deklaratë video, gjeneralmajor Alian, thotë: “Rrëmbimi, abuzimi dhe vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve nuk është njerëzore.
Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Hamasi është kthyer në ISIS dhe banorët e Gazës, në vend që të tmerrohen, po festojnë. Kafshët njerëzore duhet të trajtohen si të tilla.
Nuk do të ketë energji elektrike dhe ujë [në Gaza], do të ketë vetëm shkatërrim. Ju deshët ferrin, do të merrni ferr”.
Në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.