Për të zotëruar një makinë në Singapor, një person duhet të paguajë 106,000 dollarë një certifikatë dhe ky çmim është ekuivalent me katër Toyota Camry hibrid në SHBA.
Kjo ndodh pasi pas pandemisë është rritur kostoja e automjeteve në këtë vend në nivelet më të larta të të gjitha kohërave.
Singapori ka një sistem 10-vjeçar të “certifikatës së të drejtës” (COE) i prezantuar në vitin 1990, për të kontrolluar numrin e automjeteve në vendin e vogël, është shtëpia e 5.9 milionë njerëzve dhe mund të përshkohet në më pak se një orë.
Kuota, e ka bërë atë qytetin më të shtrenjtë në botë për të blerë një makinë. Përfshirë certifikatën (COE), tarifat e regjistrimit dhe taksat, një standard i ri Toyota Camry hibrid kushton aktualisht 183 mijë dollarë në Singapor, krahasuar me 28,855 dollarë në SHBA.