India njihet për trashëgiminë e saj kulturore e arkitekturore, që ashtu si shembuj të tjerë të inxhinierisë së lashtë nëpër botë, tregojnë se shumë prej tyre nuk mund të përsëriten nga teknologjia moderne.
Mes disa shembujve të ndërtesave të famshme janë disa nga hotelet dhe tempujt më të pasur historikisht në botë, si pallati liqenit (në foto) në mesin e liqenit Pichola në krahinën Udaipur.
I vendosur në sfondin e maleve Aravalli, kryevepra shkëlqen nga mermeri dhe duket sikur pluskon në sipërfaqen e ujit.
Tempuli i diellit Konark (i njohur dhe si Konarak) është një tjetër shembull i shkëlqyer i arkitekturës së lashtë indiane.
I dedikuar zotit hindu Surya, ai është ndërtuar në formën e një karroce të tërhequr nga shtatë kuaj (gjashtë prej të cilëve ende në këmbë) dhe 12 palë rrota që simbolizojnë muajt e vitit.