Kryeministri Rama ka kujtuar sot në 111-vjetorin e Pavarësisë Adem Jasharin.

Në një status në Facebook ai shkruan:

🇦🇱🇽🇰 68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit❤️🖤

#LAVDI🦅