Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse Lulzim Basha kërkon që ta besojë ajo pjesë e elektoratit që nuk do as Ramën, as Berishën, as Metën duhet të bëhet palë me drejtësinë dhe të rrëfejë krimet e së shkuarës.
Sipas tij, fakti që Basha mbetet vetëm tek deklaratat politike kundër Berishës pa i denoncuar ato që pretendon se di, e penalizon dhe e bën atë ushtarin e Sali Berishës.
“Nëse Basha do ta besojë ajo pjesë e elektoratit që nuk do as Ramë, as Berishën, as Metën duhet që ato llafet e shtëpisë t’i nxirrte.
Kjo i bie që Basha dashka më shumë Berishën së Shqipërinë ndërkohë që del bën propagandë. Ti more zotëri që paske kaq shumë gjëra për atë babain tënd politik që është shpallur non grata dhe po hetohet bëhu pak i penduar për 21 janarin, trego kush e dha urdhrin, pse nuk bëhet i penduar Basha nëse do më shumë Shqipërinë se Berishën?
Kjo e komprometon Bashëm nëse rri vetëm tek deklaratat politike dhe nuk është i fokusuar te lufta konkrete duke u bërë palë me drejtësinë, kjo e penalizon dhe e bën ushtarin e Berishës, që e kërcënuan amerikanët të përjashtojë Berishën dhe ai e bëri”, tha Muça.